Vajza me kokën e përkulur 90 gradë në pritje të operacionit prej dy vitesh

82

MÖBEL THEMA

Një vajze, të cilës iu është premtuar një operacion për të rregulluar qafën e saj, është ende në pritje prej pothuajse 2 vitesh.

Afsheen Kumbar pushtoi titujt e mediave në vitin 2017 pasi fotografitë me kokën e saj të përkulur në 90 gradë u bënë virale.

11-vjeçarja lëndoi qafën pasi u rrëzua kur ishte 8 muajshe dhe prindërit nuk e dërguan në spital pasi nuk kishin para.

Në shkurt 2018, Afsheen siguroi një sponsor dhe u dërgua në Spitalin Universitar Agha Khan në Karachi për një operacion.

Por për shkak të një martesë në familje operacioni i planifikuar u shty.

Vëllai i saj Yaqoob tha se pas vonesës, sponsori nuk iu përgjigj telefonatave të tij për rifillimin e trajtimit.

Afsheen e ka kaluar pothuajse tërë jetën e saj në dhimbje për shkak të qafës së saj të përkulur.

Ajo nuk ka qenë në gjendje të shkojë në shkollë dhe mbështet vetëm tek nëna e saj dhe Yaqoob për gjithçka.

Comments