Valon Bela largohet nga politika, ja rrugëtimi i ri

289

Ish drejtori i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Valon Bela, i kthehet shoqërisë civile. Ai sot ka njoftuar se është themeluar “Lëvizja NDRYSHE”. Sipas tij, në këtë OJQ, do të participojnë njerëz të fushave të ndryshme si studentë, gazetarë, mendimtarë, pedagogë, intelektualë e profesorë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Valon Belës.

MÖBEL THEMA

“Është themeluar Lëvizja NDRYSHE si pjesë e Shoqërisë Civile. Lëvizja NDRYSHE është e përbërë nga njerëz të ndërgjegjshëm mbi kontributin e kohës për të mirën e qytetarëve. Në Lëvizjen NDRYSHE participojnë njerëz të fushave të ndryshme si studentë, gazetarë, mendimtarë, pedagogë, intelektualë, profesorë universitarë, etj. Ka për qëllim qeverisjen e mirë, participimin dhe politikat e orientuara ndaj njerëzve dhe për njerëzit, Respektimin, avansimin dhe forcimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Fuqizimin dhe dinamizimin e shoqërisë civile, e cila ndikon në politikat publike, Pranimin e divergjencës kulturore, ndërvarësisë dhe dialogut, Kohezionin social, Zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe nacional, Përkrahjen e procesit euro-integrues dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, Nxitjen dhe pranimin e standardeve më të larta etike tek qytetarët, si dhe segmente të tjera nga parimet e sundimit të Ligjit. Lëvizja NDRYSHE ka këto objektiva: Pavarsinë, transparencën, vullnetarizmin, veprimin jopartiak si dhe iniciativa të tjera në jetën publike, ka theksuar Bela duke njoftuar se ceremoni e hapjes solemne të Lëvizjes NDRYSHE ka qenë e planifikuar për javën e kaluar por është anuluar shkaku i tragjedisë në Durrës dhe Thumanë.

Comments