Vardari-Shkëndija derbi, por jo diskutim për titull!

62

Xhiroja e 28-të në rethin e katërt të elitës së futbollit vendor sjell përballë njëra-tjetrës Vardarin dhe Shkëndijën. Ky duel i fundit për këtë sezon, nuk do të jetë si i disa viteve më parë që diskutohej për titull, pasi ecuria spektakolare e kuqezinjëve tetovarë edhe këtë sezon ka bërë kjo ndeshje të jetë si gjithë të tjerat e kampionatit, pa dhënë përshtypjen e ndonjë derbi të nxehtë që mund të ndryshojë fatet e rrugëtimit për titullin.

Përballja e fundit sezonale e dy pretendentëve për titull kësaj rradhe nuk bart vlerën e diskutimit të kreut pasi Shkëndija në 27-të xhirot paraprake ka krijuar 12 pikë diferencë me konkurentin më të afërt.

MÖBEL THEMA

Pas orarit të ngjeshur të javëve më pare, Shkendija në këtë përballje vjen pas triumfit ndaj Renovës, ndërsa Vardari në ndeshjen e fundit u nda me barazim përballë Akademia Pandevit.

Dueli Vardari-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, duke nisur nga ora 16:00.

Comments