Vazhdohet afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e Kosoves si dhe afati i leje qëndrimit për shtetasit e huaj

352

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.

Comments