Vazhdon procesi gjyqësor për organizatorët e “27 prillit”

89

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot është caktuar seancë për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend.

Procesi gjyqësor është në fillim, ndërsa seanca e kaluar gjyqësore është shtyrë që të akuzuarit të kryejnë kontroll në dëshmitë nga kjo lëndë.

Të akuzuarit në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atansovski.

MÖBEL THEMA

Ata akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Janakievski, Ristovski dhe Atanasovski janë në arrest shtëpiak.

Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Sipas PTHP-së, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe kanë realizuar plan me qëllim që të pamundësohet pranim dorëzimi i pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe materialisht i kanë mbështetur protestat masive, së pari para Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe më pas edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrje masive në Kuvend më 27 prill.

Në hetim, janë përfshirë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është penguar derisa nuk bëhen të qasshëm për organet e përndjekjes.

Comments