Vazhdon rënia e vdekshmërisë në Itali nga koronavirusi

320

Edhe sot në Itali ka pasur një rënie të lehtë të të prekurve dhe të viktimave nga koronavirusi. Gjatë ditës së sotme ka pasur 601 viktima dhe 3 780 të infektuar. Ndërsa dje numri i të vdekurve nga koronavirusi ka qenë 651, kurse pardje 793. Numri i të infektuarve dje ka qenë mbi 4 000 mijë, kurse pardje mbi 5 mijë. Por, nuk është rritur numri i të shëruarve që sot ka qenë vetëm 408 në 24 orë, gjithsej 7 432 deri më tani, ndërsa dje kanë qenë 952 të shëruar. Të shtruar në spital janë 20 692, plus 846 sot, ndërsa ata në terapi intensive janë 3 204, plus 195 sot. Në terapi shtëpiake janë 26 522, plus 2 739 sot. Ndërsa numri total i të shëruarave dhe aktualisht të të sëmurëve është 63 927.

MÖBEL THEMA

Comments