Vdekja e Klarës

58

Deutsch-ABC

Urim SALIHU
Klara me sytë blu nuk është më.Vendi në bankën e saj pas pak ditësh do jetë i zbrazur si zemrat e gjithësecilit nga ne që shpejtuan rrahjet për vrasjen e saj.
Cfarë mund të dinte Klara më tepër nga një baba që i dha jetë dhe ia morri atë .
Fëmijët e mij e shohin Klarën tek filmi i famshëm Hajdi.Ajo ia del të ec.Malet e mbushin me jetë, me forcë dhe ajo më në fund e mund fatin e keq të saj.
Por Klara me sytë blu nga Gjakova si mundi dot breshërinë e plumbave që u zbrazën pamëshirë te ai trup i njomë .Klarën me sytë blu nuk e lanë të rritet.
Cfarëdo zënkash, tmerresh të kesh brenda familjes ka një rrugëdalje.Ka një jetë të re që fillon edhe pas grindjeve, ndarjeve ose cfarëdo keqkuptimesh e konfliktesh.
Por nuk është vetëm Klara që ka ikur në këtë mënyrë.Dhuna në familjet tona po merr përmasa të frikshme.Cdo e dyta familje shqiptare ka konflikt të brendshëm.Ka varfëri, ka probleme me pronat, ka konflikte pandërprerë.Dhe mjafton që një ditë të të ikë truri dhe tragjedia është e pashmangshme.Në këtë grindje , e pësoi edhe një jetë e njomë që sapo kishte filluar.Klara bashkë me nënën e saj vdiqën të pambrojtura.Ato mund t’i kishe vrarë lehtë sepse nuk i mbrojti askush.Nuk i mbrojtën as institucionet edhepse kishin denoncuar rastin.

MÖBEL THEMA

Klara dhe shumë të tjera si ajo që vazhdojnë të vdesin përditë, na mësuan se jeta e gjithësecilit nga ne është në fije të perit.Mendjet janë errësuar sa nuk zgjedhin të vrasin qoftë edhe të shtrenjtit e tyre .
Klarën me nënën e saj mund ta mbysje në njëmijë mënyra sepse sa forcë ka të mbrohen ato krijesa të pambrojtura.Sa fuqi kanë ato?!.Një burrë që zbrazë plumbat e kallashit mbi trupin e njomë të një fëmijë, cfarë është kjo o Zot.
Si ka mundësi që të treten ato sy bly të një fëmije që ne e shikuam me dhimbje vdekjen makabre kundër saj.Sa e dhunshme ajo vdekje kundrejt një fëmije…
Po tani kush e ka rradhën?! Cila Klara do të vritet në një shtet që nuk i mbron të pambrojturit.Edhe nëse e dënojnë vrasësin me burg të përjetshë, është vonë .Vonë, sepse vajza me emrin Klara , me sytë e saj blu nuk është më.

Comments