Vdes 27-vjeçari në aksident trafiku në Prishtinë

73

Ka humbur jetën një 27-vjeçar si pasojë e një aksidenti trafiku në Prishtinë.

MÖBEL THEMA

Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit  “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili  nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit,  me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/

Comments