Lajme, ShowBiz — December 6, 2017 at 12:01 am

Vdes modelja e aferës Profumo, Christine Keeler (VIDEO)

by

Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, modelja Christine Keeler.

Njoftimin e vdekjes së saj e bëri djali i saj përmes llogarisë së Facebook, ndërsa shtoi se nëna e tij, humbi betejën disa muajshe nga sëmundja pulmonare obstuktive kronike, njofton Klan Kosova.

Christine Keeler, ishte modele e njohur për përfshirjen e saj në aferën Profumo të viteve 1960.

Keeler u bë e famshme për pjesën e saj në skandalin e vitit 1963, e cila tronditi qeverinë e Harold Macmillan.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, adoleshentja e atëhershme deklaroi se kishte një lidhje me Ministrin Konservator të Kabinetit John Profumo dhe një diplomat rus në të njëjtën kohë, njofton Klan Kosova.

Comments

comments