Vdes nga COVID-19 një foshnje tre javëshe në Kosovë

127

Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Express ka marrë vesh nga QKUK se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme.

Moebel THEMA

Foshnja po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë.

Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim mekanik.

Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj.

Comments