‘Dardanët’ më 3 shtator përballën me Moldavinë, në sfidën që do të zhvillohet në Itali, ndërsa më 6 shtator, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.

Edhe kjo ndeshje ka gjasa të zhvillohet në Itali, shkaku i COVID-19 dhe këtë e ka pranuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Perzgjedhesi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën për këto ndeshje, ku shihet mungesa e dy yjeve, Vedat Muriqi i Fenerbaçes dhe Edon Zhegrova i Genkut.

Ndihmësi i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, ka folur për mungesën e Muriqit, ndërsa ka dhënë sqarime edhe për Edon Zhegrovën.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Na ka ardhur konfirmimi zyrtar nga Fenerbahçe se Vedati është i lënduar. Edon Zhegrova do të jetë i grumbulluar, por përfshirja në listë varet nga përgatitja fizike”, ka thënë Muharrem Sahiti për Zeri.info.

Kosova është pjesë e Ligës C dhe bën pjesë në grupin 3 bashkë me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Edon Zhegrova (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të play-off’t në tetor dhe, nëse e fiton atë takim, luan me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë që finalen e madhe për pjesëmarrje në Euro 2020, i cili do të mbahet verën e ardhshme.