Vedat Muriqi shënon dy gola në fitoren e madhe të Fenerbahçes [Video]

150

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë, Gazeta Express.

Ai ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas.

MÖBEL THEMA

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Për Kasimpasan, ku nga minuta e parë luajti mbrojtësi shqiptar, Loret Sadiku, shënuan Abdul Khalili 37’ dhe Syam Ben Youssef 56’.

Në këtë ndeshje u dhuruan dy kartonë të kuq, për mysafirët u ndëshkua Karim Hafez në minutën e 45’, derisa për ekipin e Muriqit u ndëshkua Mauricio Isla në minutën e 72-të. /Gazeta Express/

 

Comments