Vendimi për 27 prillin, reagojnë partitë opozitare

62

Pas aktvendimit të Gjykatës Penale për të akuzuarit e rastit “27 Prilli”, reaguan partitë opozitare. Nga VMRO-DPMNE thonë se edhe sot u dëshmua se në Maqedoni ka sistem gjyqësor të ndikuar nga pushteti, pikërisht në prag të zgjedhjeve.

Sekretari i gjeneral i këtij subjekti politik, Igor Janushev tha se sot u varros drejtësia me dënimin dragonik prej 211 vjetësh për terrorizëm, siç u shpreh ndaj ish-funksionarëve dhe protestuesve, të cilët tentuan të mbrojnë godinën ligjvënëse dhe rendin publik.

“Ne jemi shtet, në të cilin vrasësit e të miturve, siç është rasti në Liqenin e Smilkovës janë të lirë. Kurse, personat nga rasti i ’27 Prillit’ akuzohen për terrorist. Ky aktvendim është i porositur dhe i ditur paraprakisht. Si të shpjegohet ndryshe fakti që kundër ish-Drejtorit të BSP-së, i cili mori pjesë në parandalimin e eskalimin e mëtejshëm, duke dhënë urdhra për veprim, të përndiqet për terrorizëm. Kurse, për ish-zëvendësministrin e brendshëm, i cili nuk ndërmori absolutisht asnjë veprim, nuk është ngritur asnjë procedurë”, deklaroi Igor Janushev, Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së.

MÖBEL THEMA

Nga Aleanca për Shqiptarët reaguan për arsyen e vetme se në mesin e 16 të dënuarve është edhe Abdylfeta Alimi. Sipas tyre, kjo paraqet tendencë për të amortizuar dënimet e tjera të grupit të organizuar paraprakisht duke projektuar dhe realizuar goditjen mbi Kuvendin mbi deputet dhe mbi të gjitha likuidimin fizik të Ziadin Selës.

“Është e palogjikshme dhe pa kuptimtë që Feta Alimi të ngarkohet me lëndën Terrorizëm, dhe i njëjti të nivelizohet me grupin që dhunuan Kuvendin dhe deputetët. Abdylfeta Alimi në këtë proces gjyqësor po trajtohet si viktimë me të cilët po mundohet të rruhet “balancën” etnike ndaj të dënuarve tjerë të cilët opinioni tani më njeh si urdhërues dhe ekzekutues të ngjarjeve të 27 Prillit”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga VMRO-DPMNE thanë se për hapat e mëtutjeshëm kundër këtij vendimi gjyqësor do të diskutojnë në Komitetin Qendror dhe Ekzekutiv të partisë. Sipas tyre, prokuroria dhe gjykatat janë nën shërbim të kryeministrit Zaev. Kurse nga Aleanca thonë se heroi i Ziadin Selës, i cili shpëtoi atë nga agresorët, në vend se të shpërblehej, ai u dënua padrejtësisht me 7 vjet heqje lirie. Sipas tyre, do të përdorin të gjitha instancat Juridike për të dëshmuar pafajësinë e Abdylfeta Alimit.

Alsat

Comments