Vesa Luma reagon pas sulmit që ndodhi në Zelandën e Re

113

Swiss Financial and Travel

Sot, ndodhi një sulm terrorist në Zelandën e Re ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 49 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Sulmuesi i gjithë kësaj ngjarje tragjike është australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, i cili në rrjete sociale paraprakisht kishte publikuar planin e sulmit, shkruan lajmi.net.

MÖBEL THEMA

Meqë, këngëtarja shqiptare, Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta janë zhvendosur për të jetuar atje, ajo ka reaguar rreth këtij sulmi.

Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj, Instagram, artistja shqiptare lutet për ta.

“🙏 #newzealand Kia Kaha 🙏”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që, Vesa është e martuar me reperin shqiptar, Big Basta dhe prej vitesh jetojnë në Zelandën e Re. /Lajmi.net/

Comments