Veseli: Nuk po bëjmë takime me Serbinë prej dashnisë

32

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se opozita po merret me Presidentin në vend që të merret me Serbinë e Aleksandër Vuçiq.

Ai thotë se opozita nuk ka entuziazëm të merret drejtpërdrejt me shtetin serb.

Veseli thotë se takimet me Serbinë nuk po bëhen prej dashnisë, por që është obligim nga BE e Amerika.

‘Nuk po e bëjmë takimin me Serbinë prej dashnisë. Është kërkesë e BE-së dhe SHBA-ve’, thotë Veseli.

Sipas Veselit, Kosova nuk do të ndahet e as nuk do t’i humbet territor. Ai thotë se Asociacioni me kompetena ekzekutive është rreziku më i madh.

Comments