Vetëm 6 muaj pas transferimit, lojtari i Barcës drejt largimit

132

Todibo iu bashkua gjigantëve katalanas vetëm në janar të këtij viti, duke i dhënë fund një mosmarrëveshje kontraktuale të gjatë me klubin e mëparshëm Toulouse në Ligue 1.

Raporti pohon se “çdo gjë mund të ndodhë” me lojtarin këtë verë, me një largim nga ‘Camp Nou’ që duket gjithnjë e më afër, transmeton lajmi.net.

MÖBEL THEMA

Nantes, Milan dhe ‘disa klube të Premierligës’ thuhet se kanë interes për nënshkrimin e tij, ndërsa ai qëndron prapa Samuel Umtitit, Gerard Pique dhe Clement Lenglet si zgjedhjet e trajnerit Valverde.

Fillimisht, Todibo duhej të bashkohej me kampionët spanjollë këtë verë, por kur kërkesa e Barcelonës për të transferuar më herët lojtarin u ndeshë me rezistencë nga Toulouse, Todibo shkoi në grevë për të detyruar marrëveshjen.

Pasi u detyrua të luante me ekipin e të rinjve në Toulouse, pas qëndrimeve të tij me menaxhimin e klubit, ai nuk arriti të fitonte besimin e Barcës, duke u paraqitur vetëm dy herë në gjashtë muaj.

Comments