VETËVENDOSJA MBËSHTET KOALICIONIN E STISUR TË PROFITERËVE TË ASH DHE AAA!

126

Dje lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka pritur në selinë e tij në Prishtinë për një vizitë dy udhëheqësit e koalicionit parazgjedhor nga NMK, Zeadin Sela dhe Afrim Gashin me bashkëpunëtorët e tyre.
Kjo vizitë e ”paparë” në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë bëhet enkas për të fituar kredi politike para elektoratit shqiptar me bindjen se koalicioni ASH dhe AAA janë forca politike që i duhen shqiptarëve në NMK.
Dhe pikërisht këtu qëndron problemi me realitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ku tjetër është dhe tjetër i përflitet në veshët e Albin Kurtit apo ashtu do ta dëgjojë dhe vetë ai nga koalicioni i profiterëve ASH-AAA përmes veprimtarëve të caktuar brenda VV.

Mbështetja e hapur për koalicionin e profiterëve për pushtet ASH-AAA në zgjedhjet e 15 korrikut nga ana e VV dhe Albin Kurtit, është jo vetëm një zhgënjim për vijën e drejtë parimore që ka mbajtur ai dhe subjekti që ai drejton ndër vite për çështjen kombëtare por, me këtë qëndrim të pazakonshëm e të papritur Albini devijoi dhe shkeli e parimet e tij.

Të mbështesësh një koalicion profiterësh që kanë lidhje të fshehta nga qarqe që në agjendën e tyre kanë interesa të tyre dhe jo të shqiptarëve do të thotë të mbështesësh politikat e atyre që bien ndesh me interesat kombëtare të shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri dhe barazi.

Ata që i kanë pëshpëritur në vesh Albin Kurtit se ky është koalicioni i duhur që duhet mbështetur në NMK, nuk mbrojnë interesat kombëtare por interesat e tyre dhe të klaneve mafioze brenda këtij koalicioni.

Ndaj, Albin Kurti të mos rrëmbehet por le t’i hap sytë dhe veshët dhe të pyes kush janë këta trima që ia duan të mirën shqiptarëve me qëndrimet e tyre në katër vitet e shkuara në qeverinë e Zaevit para se të prononcohet në lidhje me mbështetjen që u jep këtij koalicioni profiterësh në zgjedhjet e 15 korrikut.

Pikërisht janë këto dy subjekte mes të gjitha partive të tjera shqiptare që së bashku votuan ndryshimet kushtetuese të inicuar nga ish kryeministri Zajko, për ta miratuar Marrëveshjen e Prespës si kërkesë ndërkombëtare në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve ku me të u sanksiunuam si bashkësi etnike pa emër dhe pa identitet.

Thirrjes së Brukselit që kërkonte në emër të integrimeve europiane ta miratojmë kushtetutën e njëanshme me të cilën miratohej edhe Marrëveshja e Prespës, partitë shqiptare iu përgjigjën pozitivisht duke votuar pro asaj kushtetute që denigron shqiptarët si komb.

MÖBEL THEMA

Të gjitha subjektet politike parlamentare shqiptare u ”shitën” te Zajko papërjashtim duke nënshkruar skllavërinë e re, ku edhe më tej ngeli amandamenti i ri që sanksionon shqiptarët si bëshkësi etnike e 20%.

Ku e gjejnë guximin këta trimat e betejave të humbura të koalocionit ASH-AAA dhe jo vetëm në NMK, që kërkojnë shqiptarëve votën e tyre kur më parë ata kanë votuar për skllavërinë e re me ndryshimet kushtetuese?

Si do t’ju besojnë shqiptarët ju se keni ndryshuar qëndrim dhe se në bazë të sloganit tuaj ”tash është koha”,
do të mbroni çështjen shqiptare kur më parë jeni ”shitur” te Zajko duke hequr dorë nga liria dhe barazia kombëtare me të tjerët në ligjin themeltar të shtetit siç është kushtetuta?

Personalisht shoh një zhgënjim të madh për shumë shqiptarë të kësaj ane ndaj qëndrimit të Albin Kurtit që menduam se idealisti ynë nuk të shkas dhe nuk do t’i mbështes ato forca politike që janë ”djegur” nga patriotizmi fals, por përkundrazi ai po mbështet ato subjekte
politike të afërta me qarqe që janë kundër ineresave kombëtare të shqiptarëve.

Ky nuk mund të jetë idealisti Albin Kurti i cili mban një standard tjetër për Kosovën dhe një tjetër për shqiptarët e NMK.
Majtisti dhe revolucionari Albin Kurti, në këtë rast po mbështet një djathtist radikal dhe një radikal muxhahedin.

Ky qëndrim i kurdisur qysh më parë i Albinit në mbështetje të koalicionit të panatyrshëm ASH-AAA nuk shkon pasi nuk ka të përbashkët asnjë pikë ideologjike dhe politike si subjekte politike.
Ose Albin Kurti është i kapur nga ato qarqe që kërkojnë nga Albini t’i mbështes këta të koalicionit të profiterëve se ”ashtu i do mushka drutë” ose Albini e ka humbur ”davanë” qysh më parë me bashkëpunëtorët e tij radikalë të kamufluar me ndikim nga lindja e mesme.

Lajmi për themelimi i VV në Iliridë u mirëprit nga shqiptarët e kësaj ane, por dalja hapur e VV dhe Albinit duke
mbështetur forca politike apo koalicione që kanë dëmtuar interesat kombëtare ( të gjitha forcat politike parlamentare shqiptare nënshkruan kapitulllimin duke miratuar kushtetutën e re) i jep shije të hidhur nismës për themelimin e saj nga segmente që gjenden afër një lëvizje muxhahedinësh nuk i kontribuon çështjes shqiptare por bëhet e panevojshme si forcë politike.

Medai Shaholli

Comments