VIDEO/ Dështim total i skuadrave shqiptare, edhe Kukësi eliminohet nga Europa League

93

MÖBEL THEMA

Në “Elbasan Arena” u luajt sfida e kthimit e turit të parë të Europa League mes Kukësit dhe Debrecenit, shkruan Syri.net.

Ky takim përfundoi në barazim 1-1, rezultat që e nxjerr jashtë loje Kukësin, pasi kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë në Hungari.

Ethemi shënoi për kuksianët në minutën e 17-të, duke ndezur disi shpresat, por në pjesën e dytë barazojnë hungarezët dhe më pas gjithçka merr fund.

Pas Teutës e Laçit, edhe Kukësi eliminohet nga Europa League, duke bërë që ky sezon të jetë një dështim për klubet shqiptare në Kupat e Europës.

Tashmë “flamuri” mbahet nga Partizani, i cili u eliminua nga Championsi, por ka mundësinë të luajë në Europa League, ku do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol.

Comments