Video e Cardi B duke dëgjuar këngën “Të ka lali shpirt”

153

Cardi B dëgjoi hitin “Të ka lali shpirt” teksa kishte hyrë live për të bashkëbiseduar me fansat.

MÖBEL THEMA

Cardi B është një ndër emrat më të komentuar të industrisë së muzikës në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi kishte hyrë ‘live’ për të bashkëbiseduar me fansat, ndërsa në sfond po dëgjonte këngën e njohur shqipe.

Bëhet fjalë për projektin “Të ka lali shpirt”, të cilin Silva Gunbardhi dhe Mandi e kishin publikuar më 2013.

Ishte Silva ajo e cila publikoi videon e rep-artistes teksa po argëtohej me këngën e saj, ndërsa shkruan “Të dua Cardi B”.

Kujtojmë se ky projekt deri tani numëron mbi 549 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

Comments