Video/ Gjysëmfinalja e parë në Manchester për Guardiolën: City përmbys Dortmund, Real reziston në Anfield

331

Kompletohet panorama e gjysëmfinalistëve të Champions League: Real Madrid e Manchester City i bashkohen kështu Chelsea e PSG në katër më të mirat e kontinentit. Blancos janë mjaftuar me një barazim pa gola në Anfield përballë Liverpool, duke bërë të vlente fitorja 3-1 e ndeshjes së parë. Për Zidane një tjetër gjysëmfinale, ndërsa Guardiola e arrin për herë të parë që kur është ulur në pankinën e Manchester City. Anglezët e tij kanë mundur 2-1 edhe në Dortmund Borusian duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

BORUSSIA DORTMUND – MANCHESTER CITY 1-2
Me të njëjtin rezultat si ndeshja e parë, me të njëjtën meritë si ndeshja e parë. Manchester City meriton gjysmëfinalen kundër Paris Saint-Germain duke fituar në Dortmund 1-2 pas një frike të papritur fillestare. Guardiola pa ti kalojë situata nga favori në disfavor pas vetëm 15 minutash. Anglezët u ndëshkuan nga një anglez, Jude Bellingham, që kaloi në avantazh gjermanët, duke shënuar në portën e Ederson dhe duke e kaluar kualifikimin në anën e Borussias. Në fakt, Manchester City nuk mund të pranonte një rezultat që e nxirrte sërisht nga Champions në cerekfinale për të katërtin sezon radhazi dhe skuadra e Guardiolës ndryshoi marsh duke barazuar në minutën e 55, por vetëm falë një 11 metërshi. Nga pika e bardhë nuk gaboi Mahrez, duke fiksuar shifrat në 1-1, gjë që kthen sërisht kualifikimin nga Citizens. Tronditja e fillimit kaloi plotësisht dhe Manchester City përmbysi gjithcka në pjesën e dytë, duke i dhënë Guardiolës mundësinë të shkojë për herë të parë në gjysëmfinale të Champions që kur është ulur në pankinën angleze. Foden, zbulimi i teknikut spanjoll, lëshoi një silurë të vërtetë në minutën e 75 duke kaluar Citizens në avantazh. Në këtë pikë Borussia Dortmund e pa kualifikimin si një mision të pamundur e, pavarësisht zëvendësimeve për të forcuar sulmin, ndeshja u përgjum. Kalojnë raundin Citizens, që tani e kanë mendjen vetëm tek Psg.

LIVERPOOL – REAL MADRID 0-0
Real Madrid fluturon në gjysëmfinale të Champions League, ku do të përballet me Chelsea. Të besuarve të Zidane i mjafton 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Liverpool, pas fitores 3-1 në sfidën e parë. Në Anfield luhet një ndeshje gati me sens unik, me Reds padronë të fushës e Blancos shpesh të detyruar të mbrohen. Djemtë e Klopp nuk kanë precizionin e duhur e nuk arritën të cajnë prapavijën spanjolle, duke u dorëzuar në fund e duke përshëndetur kompeticionin.

CHAMPIONS LEAGUE – QUARTER-FINALS
Borussia Dortmund 1 – 2 Manchester City
Liverpool 0 – 0 Real Madrid

Comments