VIDEO/ I ftuari në emision tha se nuk besonte në zot, ja çfarë i ndodh në studio…

141

Deutsch-ABC

Një burrë u përzu nga studiot e një televizioni në Egjipt, pasi i tha prezantuesit se nuk beson në Zot.

Mohammed Hashem, i cili flet haptazi për ateizmin, ishte ftuar në emision për të folur për këndvështrimin e tij për ateizmin.

Por, sapo filloi të flasë, prezantuesi i emisionit i tha se ka nevojë për psikiatër dhe se patjetër duhet të lërë studiot e televizionit.

MÖBEL THEMA

Mohammed ishte shfaqur në një televizion privat “Alhadath Alyoum”, por sapo filloi emisioni që përkthehej në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtime në Lindjen e Mesme, prezantuesi filloi ta sulmojë verbalisht dhe nuk e linte të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Si mund të thuash ashtu? Kush të krijoi ty? Kush ta mundësoi të jetosh si qenie njerëzore?”, dëgjohet prezantuesi duke i thënë të ftuarit.

Dhe sapo filloi të shpjegoj teorinë e Big Bang, ai sërish është ndërprerë nga prezantuesi. Burri që drejtonte emisionin, Abd Al-Halim, i drejtohet audiencës duke i kërkuar falje që po lejonte këtë njeri të fliste për gjëra të tilla.

Comments