Lajme, Speciale — December 7, 2017 at 10:02 am

(VIDEO) JUNKER, ZAEVIT: Ky është fillimi i një miqësie të mirë

by

Jemi shumë të kënaqur nga puna e deritanishme e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse ky është takimi jonë i parë, e di se është fillimi i një miqësie të mirë, ka thënë sot në Bruksel, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev dhe komisarin për zgjerim Johanes Han.

“Duam ta inkurajojmë IJRM-në të vazhdojë në rrugën e nisur. Progresi është i rëndësishëm dhe dua të them se me rëndësi janë veçmas raportet me fqinjët si dhe takimet me Greqinë që do të mbahen gjatë muajit”, ka thënë Junker, transmeton Medial.mk.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se takimi ka kaluar në atmosferë miqësore dhe se ka informuar Junkerin me reformat e filluara dhe implementimin e pjesëve të planit 3-6-9.

Comments

comments