VIDEO/ Kylian Mbappe kthehet në makthin e Bayern Munich, PSG i bën keq kampionëve në fuqi, Chelsea nuk e diskuton Porton

62

EUROPË– PSG shfaq gjithë potencialin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Skuadra franceze ia doli të fitojë në transfertë përballë Bayern Munich me shifrat 2-3. Një 90 minutësh me ritëm ku asnjë prej skuadrave nuk toleronte në çdo cep të fushës. Që do të ishte një ndeshje me gola kjo u pa në minutat e para, Mbappe në të 3-tën do të zhbllokonte ndeshjen, ndërsa Marquinhos do të dyfishonte shifrat në të 28-tën minutë.

Bayern Munich u mundua të rikthehej rivalizues dhe ia doli në një farë pike. Choupo Moting shkurtoi diferencat në minutën e 37-të, ndërsa në pjesën e dytë ishte Thomas Muller që riktheu baraspeshën, por vetëm për pak minuta, pasi Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal e të tretin për PSG-në, pas një asisti të Di Marias, duke vulosur suksesin e francezëve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

PORTO-CHELSEA 0-2

Ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve edhe Chelsea, që fitoi çerekfinalen e parë ndaj Portos me rezultatin 0-2 në “O’Dragao”. Mason Mount në pjesën e parë dhe Ben Chilëell pak para fundit, vulosën suksesin për londinezët e Thomas Tuchel.

E.Ç (Dosja.al)

Comments