(Video) Shpërthim i fuqishëm në qendër të Beogradit, raportohet për viktima dhe të plagosur

113

Së paku një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në qendrën e Beogradit në Serbi.

Siç informojnë mediumet lokale, shpërthimi ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në afërsi të godinës së Radio Televizion Shtetëror Serb RTS, respektivisht në lokacionin ku po kryhen punime në riparimin e instilacioneve.

Sipas informacioneve jozyrtare, shkak i shpërthimit është një bombol për saldim.

Mediumet serbe njoftojnë se nga detonimi janë dëmtuar disa objekte dhe makina në afërsi.

Comments