“Vijojnë avazin “Fajin e ka Saliu”” Berisha i përgjigjet Ramës dhe Ballukut: Kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

61

Përmes një postimi në facebook ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Rama, lidhur me grevën e punonjësve të AlbControl.

“Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”!

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve.

Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.

I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.”- shkruan Berisha.

Comments