Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin.

116

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Në këtë ngjarje e cila është organizuar për nder të vitit të ri hebraik, pritet një mesazh i kryeministrit të Iraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan lajmi.net.

MÖBEL THEMA

Ky takim, ka mbledhur së bashku politikanë të skenës kosovare të cilët nuk gëzojnë raporte të mira mes veti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani qëndrojnë në rendin e parë të kësaj ngjarje dhe politikanë tjerë janë pas tyre.

Kosova dhe Izraeli janë marrë vesh të njohin pavarësinë e njëra-tjetrës dhe gjithashtu të vendosin marrëdhënie diplomatike falë një marrëveshje të arritur në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/

Comments