Vitia: Ka buxhet për blerjen e vaksinave, por është dashtë të negociohet më herët

58

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qeveria ka ndarë mjaftueshëm buxhet për blerje të vaksinave, mirëpo bëri të ditur se procesi ka ngecur te kompanitë prodhuese me të cilat është dashur të negociohet më herët.

“Qeveria ka ndarë mjaftueshëm buxhet për blerjen e vaksinave, por ky proces nuk është edhe shumë i thjeshtë pasi duhet të negociohet me kompanitë prodhuese të cilat kanë disa kritere në këtë proces duke filluar nga ajo që është dashtë të kontaktohet shumë më herët. Tani jemi në kontakt, kemi intensifikuar përpjekjet e bisedimeve me ta dhe mund të them se së shpejti mund të kemi lajme të mira me disa nga këto kompani që do të na mundësojnë që të blejmë vaksina”, ka thënë Vitia sot në konferencë për media.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Nga sot në Kosovës kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid-19. Këto masa po prekin më së shumti gastronomët aktiviteti i të cilëve do pezullohet nga nesër deri më 18 prill.

Në mesin e masave antiCovid-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës është edhe ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente./21Media

Comments