Vitia: Shërohen 31 pacientë, 10 të infektuar me koronavirus

150

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot janë shëruar 31 qytetarë dhe të infektuar kanë rezultuar 10 të tjerë.

Vitia ka thënë se sot janë bërë 25 testime dhe vetëm 10 persona janë të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme.

31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.

MÖBEL THEMA

Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.

Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.

Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.

Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.

#mosurelakso

Comments