Vjosa Osmani kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, a po përkrahet nga deputetët e tjerë të LDK-së?

422

Derisa po zhvillohet takimi në mes të grupit parlamentar të LDK-së në njëri nga hotelet në kryeqytet, ku po shqyrtohet mocioni i propozuar mbrëmë nga kryesia e kësaj partie, IndeksOnline, nga burimet e saja brenda takimit, mëson se janë edhe katër deputetë të tjerë përveç kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, që mund të mbështesin atë në kundërshtimin e këtij mocioni për rrëzimin e Qeverisë Albin Kurtit.

“Mairgona Geci, Haxhiu Avdyli,Fatmir Rexhep,Ardian Shala”, janë deputetët që ka gjasa të mbështesin kryetaren e Kuvendit, për të mos u hedhur në Kuvend mocioni ndaj rrëzimit të Qeverisë, tha ky burim për IndeksOnline.

Comments