Vjosa Osmani letër KQZ-së: Vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë, të rishqyrtohet vendimi

312

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror Zgjedhor pas vendimit të sotëm që në rast se mërgimtarët nuk lajmërohen në telefonatën e tyre nga ky komision, humbin të drejtën për votim më 14 shkurt.

Osmani tha se e drejta e votës është e drejtë fundamentale e garantuar me Kushtetutën tonë dhe mbi të gjitha me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, transmeton lajmi.net.

Si e tillë Osmani tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim i KQZ-së sipas saj, mund të krijojë rrethana me të cilat e dreja e votës shkelet në mënyrë flagrante.

Postimi i plotë:

E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.

Comments