Vjosa Osmani tregon se sa vota i ka fituar në tërë vendin

222

Vjosa Osmani nga LDK-ja ka thënë se ka fitur mbi 170 mijë vota.

Osmani ka thënë se janë rreth 70-80% të votave të fituara.

“Rekordi i deritashëm për vota për një grua ishte 65 mijë që e kisha vetë. Akoma s’e di numrin e votave, por nga ajo që po shoh, vota ime është rreth 85, apo 90 për qind e votave të LDK-së”, ka thënë ajo në KTV.

MÖBEL THEMA

Sipas saj, LDK-ja ka arritur në afro 200 mijë vota për shkak “të punës së jashtëzakonshme të ekipit të LDK-së, me motor që janë degët e nëndegët”.

Tutje, ajo ka thënë se ishtë në hendikep për shkak të kohës së shkurtë për të bërë fushatë.

Kujtojmë që LDK u rendit e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.

Comments