VMRO-DPMNE në Bruksel “po lobon” për zgjedhje të parakohshme

49

Nënrkyetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski thotë se në Bruksel po lobon dhe po e arsyeton kërkesën e partisë së tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

MÖBEL THEMA

“Kam biseduar për domosdoshmërinë për mbajtjen sa më shpejt të zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat qytetarët do të tregojnë qartë se nga duhet të shkojë Maqedonia, dhe të deklarohen se çka mendojnë për këtë pushtet”, theksoi Nikollovski, duke shtuar se këtë e ka biseduar me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Doll.

Ai tha se përfaqësuesit evropian janë njoftuar edhe për rastin “Reket” si dhe veprimet e tjera të qeverisjes aktuale. Sipas tij, përcaktimi strategjik i VMRO-DPMNE-së është që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së.

Comments