VMRO-DPMNE: Pushteti me sjellje të papërgjegjshme e rrezikon shëndetin dhe ekzistencën ekonomike të qytetarëve

159

Shëndeti, por dhe ekzistenca ekonomike e qytetarëve janë sjellur në dyshim me sjelljen e papërgjegjshme dhe joprofesionale të pushtetit.

Politikbërja nuk guxon ta mbisundojë profesionalizmin dhe humanitetin kur është në pyetje lufta për jetesë e më të afërmve tanë.

Zoran Zaev dhe funksionarët e tij nuk guxojnë t’i dënojnë punëtorët dhe administratën për lëshimet e tyre.

Në këtë periudhë kur Republika e Maqedonisë ballafaqohet me krizë ekonomike për shkak të paraqitjes së koronavirusit, më me rëndësi është të zbatohen masat dhe të merren vendime, të cilat do të ndihmojnë që rënia ekonomike të jetë më e butë dhe ajo mos të pasqyrohet te kapacitetet industriale dhe afaristët përmes largimit të punëtorëve.

Situata në të cilën gjendet shteti është brengosëse.

VMRO-DPMNE propozon të mos shkurtohet nga rrogat në administratë, pasiqë ekzistojnë shumë familje të cilët mezi e kalojnë muajin. Nëse u shkurtohet nga të ardhurat mujore, atëherë ata do të jenë në prag të ekzistencës dhe do të ballafaqohen me probleme. Bartës më të mëdhenj të kësaj bare duhet të jenë funksionarët, oligarkët dhe ata të cilët mund ta përballojnë këtë.

Për këtë shkak VMRO-DPMNE ofron disa masa dhe propozime, të cilët Qeveria do të mund t’i shqyrtojë dhe miratojë, mes të cilave:

MÖBEL THEMA

– Shteti të mbulojë deri 50% nga bruto harxhimet për të punësuarit në bazë të neto rrogave dhe kontributeve, e jo vetëm neto rrogave, siç propozon LSDM-ja.

– Qeveria ta mbulojë sektorin transportues me heqjen e pagesës në pikat pagesore në autostrada dhe të dhënat doganore, krahas asaj se janë të mëdha harxhimet e kompanive transportuese, ndërsa të ardhurat pothuaj zero, taksat rrugore paraqesin vend serioz ku mund të ndodh përhapja e kësaj pandemie.

– Të merret vendim për heqjen e të gjitha të dhënave doganore dhe tatimeve për furnizimin e maskave shëndetësore, pajisjeve dhe aparateve të nevojshme për ballafaqim me koronavirusin.

Krahas këtyre masave VMRO-DPMNE-ja ka plan si të furnizohen mjete, të cilët do të ndihmojnë në këtë situatë.

Krahas 600 milionë eurove të cilat do të sigurohen përmes huazimit nga Banka Botërore, FMN-ja dhe bankat e huaja, në mënyrë shtesë mund të sigurojnë rreth 400 milionë euro përmes letrave shtetërore me vlerë, të cilat do t’i japë Ministria e Financave, respektivisht kapitali pasiv të shndërrohet në aktiv.

Republika e Maqedonisë nuk ka as kohë as hapësirë për marrjen e vendimeve të gabuara.

Comments