VMRO-DPMNE: Qeveria nuk ka realizuar as 30 për qind të tre pakove të masave të deritanishme

26

Pushteti mafioz i Zaevit nuk ka as plan, as strategji që të përballet me pasojat ekonomike nga kriza ekonomike. Ajo që ekonomia ra për 12,7% për vetëm tre muaj, ajo që mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, ajo që pushteti krijoi borxh të ri prej një miliard, nuk mjafton që të heqin dorë nga politikat e saj.

Tashmë tre muaj kaluan që prej kur u mbajtën zgjedhjet, ndërsa pushteti i tenderëve ende nuk ka ofruar pakon e katërt të masave për bizneset. Dukshëm po bëhen gati me pagesa të reja populiste me qëllim që të blejnë paqe sociale edhe një muaj, përderisa ekonomia po ngulfatet në probleme.

Se përveç ryshfetit të zhveshur nuk ka mbështetje thelbësore për firmat flet ajo që sipas të dhënave të prezantuara në publik qeveria nuk ka realizuar as 30 për qind të tri masave të deritanishme, ndërsa tani është shpërndarë me paralajmërimin për pakon e katërt të masave antikrizë.

Dukshëm është se krimi dhe korrupsioni i pushtetit i mori paratë, ndërsa ekonominë dhe qytetarët i la të fundosen në varfëri.

Me këtë mafia në pushtet nuk ka progres ekonomik.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Comments