VMRO: Zaev do të merr 54 milionë euro nga qytetarët me rritjen e çmimit të derivateve të naftës

105

VMRO-DPMNE me anë të një njoftimi për media ka akuzuar kryeministri Zoran Zaev se me rritjen e çmimit të derivateve të naftë do të merr nga 54 milionë euro nga xhepi i popullit dhe nga firmat.

“Zaev çdo vit do të merr nga 54 milionë euro nga xhepi i popullit dhe nga llogaria e firmave me rritjen e derivative të naftë.

Reklame

 

Moebel THEMA

Rritja e çmimeve të naftës me të ashtuquajturën taksë të gjelbër, do të ndikojë edhe te rritja e çmimeve te prodhimet.

Populli dhe ekonomia përmes taksës së gjelbër do ta paguajnë vjedhjen e Qeverisë gjatë këtyre viteve.

Furnizimet publike para kohe dhe ryshfeti zgjedhor e boshatisën buxhetin dhe për këtë shkak Zaev e morri borxh prej 2.4 miliardë denarë, dhe çdo familje mesatarisht ka borxh me 4.800 euro”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA

Comments