VRASËSIT E DINJITETIT KOMBËTAR DHE RRËNUESIT E MIQËSISË SË SHQIPTARËVE ME TURQIT DHE GREKËT

149

Abdulla Mehmeti
Drejtuesit e qeverive dhe shteteve shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë, duhet të përgjigjen para gjykatave të vendit dhe ato ndërkombëtare për ndërhyrje flagrante dhe të pashembullt në punët e brendshme të shteteve të tjera, sidomos të Turqisë dhe Iranit. Me asnjë argument të qëndrueshëm nuk mund të arsyetohet kjo politikë destruktive se bëhet në koordinim me shtete të tjera aleate, si SHBA dhe shtetet e fuqishme të BE-së.

Përderisa këta udhëheqës të pushtetit aktual në Tiranë dhe Prishtinë e përkrahin dhe ndihmojnë, duke i strehuar mijëra njerëz nga forcat politike të opozitës iraniane në Shqipëri, në të kundërtën e kësaj logjike, forcat politike opozitare turke shpallen dhe trajtohen si armiqësore, ekstremiste dhe terroriste; edhe atë, pasi me vite të tëra kanë lejuar zhvatjen e qindra milionë dollarëve dhe eurove përmes institucioneve dhe fondacioneve të këtyre forcave opozitare turke, në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe gjetiu!

Cili është interesi i kombit dhe shteteve shqiptarëve për t’u marrë me problemet e brendshme të këtyre shteteve?!

Cili është interesi i kombit dhe shtetit shqiptar t’ua lejojë grekëve kontrollin mbi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, apo të mbjellin varreza greke mbi histori të paqena në territorin e Shqipërisë, ndërsa për reciprocitet nuk kërkojnë njohjen e krimeve dhe gjenocidit të shtetit grek mbi popullin çam dhe Çamërinë?!

MÖBEL THEMA

Cili është interesi i kombit dhe shteteve shqiptare, që në kryeqytetin e Shqipërisë t’u ngrihet përmendore viktimave për pushtet mes rrymave dhe partive politike të ndryshme në një shtet tjetër, ndërkohë që për reciprocitet nuk u kërkohet që t’u ngrihen përmendore viktimave nga regjimet e mëhershme të këtij shteti mbi shqiptarët, si për marrëveshjet e qeverive turke me Serbinë dhe Greqinë për pastrimin etnik, gjenocidin dhe shpërnguljen masive me dhunë të shqiptarëve nga trojet e veta etnike në Gadaishullin Ilirik, për në shkretëtirat e Azisë së Vogël, Anadolli dhe gjetiu?!

O kriminelë, bindeni mikun tuaj Erdogan dhe qeverinë turke t’i lirojë nga burgu mijëra oficerë të lartë, mes tyre dhjetëra gjeneralë, mijëra intelektualë, politikanë dhe biznesmenë me prejardhje shqiptare, që ta kuptoni se sa jeni në shërbim të armiqve më të përbetuar të kombit shqiptar dhe të shteteve shqiptare, se punoni për interesa të Rusisë, jo të Turqisë, me përçarjen e popullit të Turqisë që e përkrahni dhe ndihmoni ju!

Bindeni mikun tuaj dhe qeverinë aktuale turke ta përjetësojë me ndonjë monument Kryengritjen e Dervish Carës (1843/44), një nga kryengritjet më të mëdha ÇLIRIMTARE të popullit shqiptar nga zgjedha e Perandorisë Osmane, si dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të cilat u shuan me gjak e hekur, me masakra të papara, vetëm për shkakun se e shpallën dhe u orvatën ta krijojnë SHTETIN ETNIK SHQIPTAR në trojet e veta ilire-dardane-arbërore!

Bindeni mikun tuaj dhe qeverinë turke (meqë plot historianë turq dhe të huaj e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv shkencor), që të parët e shqiptarëve, ilirët-dardanët janë popull autokton në territorin e Turqisë së sotme, se turqit janë ardhacakë në ato territore, dhe se shqiptarët e kanë krijuar dhe mbajtur gjallë Perandorinë Osmane me të cilën mburret sot populli i Turqisë, dhe që shqiptarët me ndihmën e Gjermanisë (Austro-Hungarisë) e kanë shpëtuar coptimin e këtij shteti, ndarjen e tij mes Francës, Rusisë dhe Anglisë, duke e mbrojtur me trupat dhe gjakun e mbi 50 mijë luftëtarëve shqiptarë vullnetarë në mbrojtje të shtetit të ri të Turqisë së Mustafa Qemalit, babait të Turqisë moderne, në Luftën vendimtare të Çanakalasë, jo me gabelë nga Azia, por me shqiptarë vendës dhe nga të gjitha trojet tjera etnike të tyre!

Turp, njëmijë herë turp e ndot për punët e pista që bëni në kurriz të popullit shqiptar dhe të miqësisë tradicionale mes popullit shqiptar me popullin turk dhe popullin grek (arvanitas)!

Comments