Ylli i Game of Thrones: Nuk kisha para as për ushqim

60

Njëri nga aktorët që luan në serinë më të famshme në botë ‘Game of Thrones’, Richard Madden ka rrëfyer për jetën që bënte para famës.

“E kisha të vështirë ta përballoja ushqimin dhe gati nuk kisha strehë përpara se të luaja në Game of Thrones”, u shpreh aktori.

 

 

MÖBEL THEMA

I ftuar në emisionin amerikan ‘The Tonight Show’ ai u shpreh se seriali e ka ndihmuar të rregullojë jetën pasi që ai nuk mund ta paguante as qeran e banesës ku po jetonte.

Richard Madden luajti rolin e Robb Stark në tri sezonat e parë të ‘Game of Thrones’, para se ai të therej në fund të sezonit të tretë.

Serisë së njohur ‘Game of Thrones’ i erdhi fundi në maj të këtij viti kur edhe u dha sezoni i 8-të./Indeksonline/

Comments