‘Ylli’ i Man United: Unë di ‘pikën e dobët’ dhe sekretin si të ndal Messin

74

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling është i gatshëm për përballjen kundër Barcelonës së Lionel Messit.

Smalling ka thënë se ai është i vetmi njeri në botë që e di një dobësi të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, por ai nuk ka pranuar ta zbulojë këtë dobësinë e Messit.

MÖBEL THEMA

“Messi ka vetëm një dobësi të cilën ia di vetëm unë. Nuk mendoj se bota është e vetëdijshme për këtë gjë, kështu që nuk do ta zbuloj tani”, ka thënë Smalling.

Smallingu do ta ketë mundësinë ta tregojë nëse do ta ndalë Messin pasi Barcelona dhe Manchester United do të përballen në çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi dhe Barcelona do të përballen fillimisht në Old Trafford, më 10 prill, e pastaj ndeshja e kthimit në Camp Nou, do të luhet më 16 prill.

Comments