Në lidhje me protestat e anëtarëve të partive të Aleancës për Shqiptarët, Besa dhe OBRM-PDUKM-së përpara ndërtesës së Komunës së Tetovës për shkak të mos marrjes së masave, Zaev deklaroi se ata kanë të drejtë të shprehen, ndërsa tregoi edhe shembuj të punëve të kryera.

“Liria e protestës është një e drejtë e lartë demokratike. Ne jemi transparent, por le të bëjmë një rikapitullim. 11 vjet në pushtet nuk bëri asgjë. Ne gjetëm vetëm 10 milion euro. Në vend të monumenteve ne bëjmë gazifikimin. Ne e dimë se mbyllja e Jugohromit do të na kushtojë vota, por nuk do të funksionojë derisa të vendosim filtra, të gjithë marrim frymë në të njëjtin ajër. Ne kemi lënë mënjanë 15 milion euro për të pasur sukses në luftën kundër ndotjes së ajrit. Ne do t’i zgjidhim çështjet së bashku me pushtetin qendror dhe lokal”, tha Zaev nga Tetova.

Ndërsa për studimin e fizibilitetit në Kodrën e Diellit, Zaev tha se duhet të ndiqen shembujt e suksesshme me këtë model./Telegrafi/