Zaev: Na u zbraz shteti, ikën të rinjtë!

129

Ka vazhduar seanca e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ndaj kryeministrit Zoran Zaev kanë parashtruar pyetje deputetë të opozitares VMRO-DPMNE.

I kritikuar për Marrëveshjen e Prespës dhe për bisedimet me Bullgarinë, Zaev deklaroi se ka përfunduar koha e patriotizmit të rrejshëm.

Moebel THEMA

Sipas tij, politika të tilla kanë bërë që shteti i Maqedonisë së Veriut të zbrazet nga të rinjtë.

“Na u zbraz shteti, na ikën të rinjtë, për shkak të këtyre retorikave (patriotizmit të rrejshëm)”, tha Zaev në foltoren e Kuvendit, transmeton TV21

Ka përsëritur, se gjuha maqedonase dhe identitetit nuk është temë diskutimi me asnjë shtet, dhe se nëse është në tryezë, “aspak nuk negocion”.

Edhe sot ka njoftuar, se me Bullgarinë po negociohet për Udhërrëfyesin.

Comments