Zaev në drekë pune me presidenten greke Sakelaropulu në Athinë

316

Kryeministri Zoran Zaev, në kuadër të vizitës dyditëshe të punës në Athinë, sot do të realizojë takime me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, me kryeministrin greke, Kiriakos Micotakis, si dhe me liderin e SYRIZA-s opozitare, Aleksis Cipras, ndërsa sot në mëngjes do të marrë pjesë në panel diskutimin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Takimi me Sakelaropulu është caktuar për në orën 12:45 sipas kohës lokale, ndërsa nga pallati presidencial, Zaev do të niset në drekë pune me kolegun e tij grek, ndërkaq në orët e mbrëmjes, do të takohet me liderin e SYRIZA-s.

Lidhur me takimin me Micotakisin, sipas asaj që të hënën e paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, pritet të bëhet fjalë për perspektivën evropiane të vendit tonë, për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Comments