Zaev ngjallë dyshime të reja: Mendoj se rasti “Reket” çon drejt Hristijan Mickoskit (Video)

176

MÖBEL THEMA

Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur pres konferencë për të njoftuar më hollësisht opinionin sa i përket takimit të mbrëmshëm mes tij dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton Zhurnal.

Kryeministri Zaev ndjenë keqardhje që nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike. Zaev tha se VMRO-DPMNE kanë kërkuar që lëndët e PSP-së para 30 qershorit 2017të, t’i ndërmarë Prokuroria, shef i të cilës do të vijë me propozim të partisë opozitare.

“U intereson të shpëtojnë krimin e regjimit”, tha kryeministri Zaev.

Ai u shpreh se fajtorë për mos marje eventuale të datës për fillim të negociatave, do të jetë vetëm se lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe partia e tij.

Zaev tha se e kupton reagimin e gazetarëve të cilët mbrëmë braktisën takimin pas pritjes shumë orëshe dhe informatat e shtyera për atë se kur do të ketë informata për takimin e dy liderëve, por siç tha, kanë punuar për të gjetur një zgjidhje.

Zaev komentoi dhe deklaratat e Milloshoskit në Facebook. Kryeministri tha se personalisht konsideron se hetimi për lëndën “Reket” çon drejt kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Çdo herë kam qëndruar në mënyrë principiele prapa sistemeve, prapa organizatave, prapa vlerave të krijuara në shtet. Nuk është i rëndësishëm asnjë individ. Villma Ruskoska udhëheqë lëndë serioze, për organizatorët e ngjarjeve më 27 prill, rastin “Reket” dhe shumë lëndë tjera. Nuk mund të lejoni pse i’u ka kujtuar Zaevit apo Mickoskit, të ndryshoni prokurorin që udhëheqë raste të tilla aktuale për 10 muaj nga mandati që zgjatë katër vite. Nuk mund të dërgoni mesazh se Zaev apo Mickoski frikohen që lënda të mos arrijë deri tek ta. Hetimi duhet të shkojë deri në fund. Vlerat dhe principet duhet t’i respektojmë. Personalisht mendoj se hetimi i “Reket” çon drejt Mickoskit, por ky është mendimi im personal. Unë mund të them çfarë të dua, hetimi duhet të tregojë ku çon lënda”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sa i përket prokurorëve të PSP-së, Zaev tha se të gjithë do të kthehen atje prej ku kanë ardhur, gjegjësht në Prokurorinë Publike, dhe secili prej tyre, do të mund të udhëheqë ndonjë lëndë të PSP-së.

“E ardhmja e lëndëve është e sigurtë, e ardhmja e prokurorëve është e sigurtë. Lëndët dorëzohen në Prokurorinë Publike tek prokurori shtetëror dhe ai do t’i shpërndajë. Dhjetë Prokurorët e PSP-së do të kthehen aty prej ku kanë ardhur. Secili prej tyre është potencial të udhëheqë lëndë. Zgjidhja ka për gjithçka. Ndoshta pagat nuk do të jenë aq sa i kishin deri tani por e ardhmja e tyre është e sigurtë”, tha Zaev.

Comments