Zaev nuk e nënshkroi vendimin për orarin e administratës shtetërore

104

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut vendosi të kthen përsëri orarin e administratës shtetërore, duke mos e nënshkruar vendimin e fundit të Qeverisë për ndryshimin e orarit të administratës, transmeton Portalb.mk.

Administrata do të vazhdojë të punojë nga ora 07:30 deri në ora 15:30, ose prej orës 08:30 deri në ora 16:30. Paralajmërohet që në seancën e radhës të diskutohet përsëri në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e shtatë kishte vendosur që pas tre viteve të zbatimit të kohës së punës fleksibile, administrata publike prej më 1 tetor do të punojë sërish në termin fiks prej 08:00 deri në ora 16:00.

Ky vendimi i ka revoltuar administratorët, të cilët shpresojnë që i njëjti të tërhiqet. Sindikata e Punëve të Administratës së Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Maqedonisë (AOGJSH) sot kërkoi që urgjentisht të tërhiqet ky vendim, pasi që i njëjti është në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të nënshkruar në fillim të vitit në të cilin është konstatuar orari fleksibil i punëve.

“Ky vendim, për Sindikatën është i paqartë dhe konfuz dhe menjëherë ka krijuar revolt mes të punësuarve për arsye se Qeveria me miratimin e këtij vendimi nuk e respekton dialogun social, vepron kundër Konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe e mohon Marrëveshjen Kolektive të Administratës Shtetërore”, thonë nga Sindikata.

Comments