Zaev: Nuk është në rregull për gjysmë gram kanabis të shkohet në burg

207

Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk është në rregull që dikush të shkojë në burg për shkak se ka shfrytëzuar gjysmë gram kanabis për përdorim personal.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ai tha se duhet mundësuar dekriminalizimi i kanabisit për sasi të vogla për përdorim personal.

“Kanabisi është një nga industritë më dinamike në botë, dhe qeveria do t’i përkrahë këto kompani të cilët merren me këtë biznes. Përvojat tregojnë se vendet si Kanada, Çekia dhe Holanda përfitojnë nga 55 miliardë dollarë në vit nga kjo veprimtari. Besoj se parlamenti do t’i miratoj ndryshimet ligjore. Me ndryshimet ligjore do të mundësojmë eksportin e gjethes nga kanabisi për nevoja medicinave. Presim mbi 250 milionë euro fitim nga prodhimi i kanabisit”, tha Zaev, përcjell SHENJA

Comments