Zaev: Pres nga MPB-ja të gjej Igor Spasovin

67

Kryeministri Zoran Zaev tha sot se pret nga MPB që së shpejti të arrij të gjej të dënuarin për vrasjen e Martin Neshkovskit, Igor Spasov. Gjykata e Shtipit ndërkohë ka lëshuar një urdhër arresti kombëtar për Spasovin, i cili, pas lirimit të përkohshëm për trajtim mjekësor, nuk u kthye në burg për të vuajtur dënim 14-vjeçar.

MÖBEL THEMA

“Pres që hetimi të tregojë se ku është njeriu. Kam lexuar nga mediumet për arratisjen, institucionet po veprojnë sipas ligjit. Cilido i burgosur ka të drejtë për fundjavë të lirë. Është vepruar në përputhje me të gjitha procedurat dhe unë pres që Ministria e Brendshme të përcaktojë se ku është. Unë besoj se hetimi do të zbulojë së shpejti se çfarë po ndodh” theksoi Zaev.

Comments