Zaev: VMRO po shpërndan teza të rrezikshme për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës

417

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se udhëheqësia aktuale e VMRO-DPMNE-së, po shpërndanë teza të rrezikshme për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas tij kjo do të na kthente mbrapa 25 vite dhe rrënim të perspektivës evropiane të vendit.
“E pashmangshme do të ishte përkeqësimi i situatës politike në vend dhe ndalim të investimeve të huaja”, tha Zaev gjatë konferencës për shtyp.
Ai tha se do të bisedojë edhe me deputetët e pavarur në mënyrë që të sillet Ligji për prokurori, ndërsa shtoi se nuk beson se VMRO do të fitojë zgjedhjet. /SHENJA/

Comments