Zbulohet ineksioni kundër kolesterolit, merret dy herë në vit dhe zëvëndëson tabletat e përditshme

94

Një ineksion, i cili do të zëvendësonte marrjen e përditshme të statinëve kundër kolesterolit, mund të bëhet një alternativë shumë e mirë për trajtimin e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak, shkruan Dailymail.

Një eksperiment i bërë nga një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Imerial College London, ka prezantuar një ineksion, i cili në mënyrë të sigurt mund ta ulë nivelin e sasisë së kolesterolit të keq për 50%.

Kështu sipas shkencëtarëve, në vend që të merrni nga një tabletë çdo ditë, pacintët mund të marrin dy ineksione gjatë një viti.

MÖBEL THEMA

“Për pacientët të cilët duhet të marrin 365 tableta në vit, zbulimi i ri do të jetë shumë i qëlluar, më i lehtë për t’u aplikuar si dhe më efektiv”, tha Kausik Ray, pjesëmarrës i zbulimit.

Ky ineksion gjithashtu do të jetë një alternativë shumë e mirë për ata pacientë, të cilët nuk mund t’i përballojnë efektet anësore që statinët kanë.

Ky ineksion pritet të fillojë të aplikohet gjatë vitit të ardhëshëm në Britaninë e Madhe.

Comments