Zbulohet injeksioni me aspirin që zgjatë një muaj

276

Shkencëtarët kanë zbuluar një injeksion i cili mund t’i jap fund konsumimit të tabletave.

Injeksioni, i cili përmban aspirinë, liron tetë përqind të ilaçit javën e parë, 13% gjatë javës së dytë dhe 20% deri në javën e katërt.

Kjo funksionon duke kombinuar aspirinën me xylitol, që formojnë një lidhje e cila shpërbëhet me kohën, kështu duke bërë që ilaçi gradualisht të lirohet në qarkullimin e gjakut.

E studime paraprake kanë treguar që lirimi i ilaçit gradualisht në organizmin e njeriut, lehtëson efektet anësore, siç janë të vjellat, marramendja e dhimbjet abdominale.

Autori i këtij studimi, Kaushik Chatterjee, nga Instituti i Shkencës në Bangalore në Indi, ka thënë që për dallim nga lirimi i menjëhershëm i ilaçit, kjo formë do të mundësoj që molekulat të qarkullojnë më gjatë dhe të kenë efekt të tej-zgjatur.

Comments