Zelanda e Re shpall fundin e epidemisë, kufijtë mbeten të mbyllur

438

Zelanda e Re eliminoi epideminë e koronavirusit dhe do t’i heqë të gjitha masat, përveç atë të kufijve, paralajmëroi kryeministrja Xhasinda Ardern.

Qeveria tashmë ka hequr masat e distancës fizike dhe do të kalojë nga niveli 2 i gjendjes së jashtëzakonshme në nivelin 1, tha Ardern.

Ngjarjet publike dhe private, shitoret dhe objektet hotelierike, si dhe i tërë transporti publik tani mund të fillojnë me punë normalisht, pa përmbajtje të distancës fizike e cila është në fuqi në shumicën e vendeve në botë.

“Edhe pse tani jemi në një pozitë më të sigurt, më të fuqishme, megjithatë nuk do të jetë lehtë t’i kthehemi jetës para Kovid-19. E ruajtëm shëndetin tonë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri, ndërsa tani duhet të fokusohemi në rikuperimin ekonomik”, tha Ardern, duke i falënderuar të gjithë shtetasit e Zelandës së Re.

Comments