Zemaj, Bajrami e Reçica ia shtojnë edhe nga një pagë vetës

90

Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e Skënder Reçica, ministrat e Qeverisë aktuale “Hoti” janë vetëpunësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Përveç pagës si ministra, ata do të marrin edhe një pagë tjetër nga buxheti i Republikës se Kosovës. Për këtë ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj.

Emrat e ministrave janë publikuar në faqen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban postin e kryesuesit të Bordit Drejtues të FSSH-së, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është emëruar anëtare e Bordit, po ashtu edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica.

E sipas vendimit numër 05/66 të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi nga viti 2018, si kryesues i Bordit, kompensimi për punën është 850 euro ndërsa si anëtarë i bordit të FSHS-së, kompensimi është 750 euro. /Lajmi.net/ 

Comments